Sipas SHBA, sulmin në cisternën izraelite e kreu Irani

Bota

Sipas SHBA, sulmin në cisternën izraelite e kreu Irani

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane ka njoftuar rezultatet e hetimit të saj mjeko ligjor mbi sulmin fatal të dronit javën e kaluar në një cisternë tregtare jashtë Omanit.

Ajo thotë se ekspertët e eksplozivëve arritën në përfundimin se Automjeti Ajror pa pilot (UAV) ishte prodhuar në Iran.

Provat janë ndarë me ekspertët e eksplozivëve në Britani dhe Izrael, të cilët u pajtuan me gjetjet.

Sulmi në rrugën MT Mercer të operuar nga Izraeli vrau dy persona, raporton bbc.

Një roje britanike e sigurisë, Adrian Underwood dhe kapiteni rumun i anijes humbën jetën ndërsa anija lundronte pranë ishullit Omani të Masirah.

Britania, SHBA, Izraeli dhe Rumania shumë shpejtë kanë fajësuar Iranin i cili ka mohuar çdo përfshirje. Ai tha nëse ka ndonjë provë atëherë duhet të bëhet publike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat