Në Tokio sulm me thikë, raportohet për një viktimë dhe 10 të plagosur

Bota

Në Tokio sulm me thikë, raportohet për një viktimë dhe 10 të plagosur

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Një sulm me thikë është regjistruar ditën e premte, rreth orës 20:40, në Tokio, duke lënë të vdekur një person dhe plagosur 10 të tjerë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një burrë sulmoi pasagjerët në një tren, në Tokio.

I dyshuari, 36-vjeç, mësohet të ketë thënë para policisë se u zemërua kur pa gratë e lumtura dhe donte t’i vriste.

Ndërkohë raportohet se viktima, një studente, kishte marrë plagë të rënda dhe për pasojë nuk mundi të mbijetonte.

Treni u ndalua nga shoferi pasi dëgjoi zhurmat që vinin nga brenda në tren.

Sipas hetuesve, i dyshuari u hodh në shina dhe iku. Ekuipazhi i trenit udhëhoqi udhëtarët përgjatë shinave në stacionin më të afërt.

Një dëshmitar, i cili ishte në tren, tha për mediat se njerëzit papritmas filluan të vraponin drejt tij, duke ikur nga një makinë në tjetrën.

Pavarësisht se Japonia është një nga vendet më të sigurta në botë, vitet e fundit ka regjistruar disa sulme me thika.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat