​Papa bën thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan

Bota

​Papa bën thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Papa Françesku bëri thirrje sot për dialog për t'i dhënë fund konfliktit në Afganistan.

Ndërsa talibanët kanë rrethuar kryeqytetin Kabul.

Papa bëri thirrje për t'i dhënë fund konfliktit në mënyrë që njerëzit e Afganistanit të mund të jetojnë në paqe, siguri dhe respekt reciprok, raportoi Reuters.

Ai e bëri këtë apel në një fjalim mesdite ndërsa talibanët kanë rrethuar kryeqytetin afgan dhe Shtetet e Bashkuara evakuuan stafin e tyre diplomatik me helikopterë nga ambasada.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat