Këto gjashtë vende të BE-së nuk pranojnë refugjatë afganë

Bota

Këto gjashtë vende të BE-së nuk pranojnë refugjatë afganë

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 11:49
Ilustrim

Të paktën gjashtë vende të BE -së këmbëngulin se kthimi refgjatëve përsëri në Afganistan të vazhdojë pavarësisht sulmeve të talebanëve.

Austria, Belgjika, Danimarka, Gjermania, Greqia dhe Holanda i shkruan Komisionit Evropian duke pretenduar se ndalimi i kthimit të tyre dërgon sinjal të gabuar dhe ka të ngjarë të motivojë edhe më shumë qytetarë afganë të largohen nga shtëpitë e tyre dhe t’i drejtohen BE-së.

Adalbert Jahnz, zëdhënësi i Komisionit për çështjet e brendshme shpjegoi se i takon secilit shtet anëtar të bëjë një vlerësim individual nëse pranimi i refugjatëve është i mundur, shkruan Euronews.

“Por, nuk është diçka që BE -ja e rregullon në mënyrë specifike,” shtoi ai.

Thirrja e gjashtë shteteve anëtare vjen një javë pasi Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut u bëri thirrje autoriteteve austriake të mos bëjë dëbimin e një shtetasi afgan deri në fund të gushtit për shkak të rrezikut të kanosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat