Lugina Panjshir po i reziston sulmeve të Talibanëve

Bota

Lugina Panjshir po i reziston sulmeve të Talibanëve

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Luftimet vazhdojnë midis talebanëve dhe forcave të rezistencës në Luginën Panjshir të Afganistanit, rajoni i fundit i vendit që kundërshtoi grupin e armatosur.

Një zëdhënës i Frontit Kombëtar të Rezistencës (NRF) të Afganistanit, i cili grupon forcat opozitare besnike ndaj udhëheqësit lokal Ahmad Massoud, tha se forcat talebane arritën lartësitë Darband në kufirin midis provincës Kapisa dhe Panjshir, por u shtynë prapa.

"Mbrojtja e fortesës së Afganistanit është e pathyeshme," tha Fahim Dashty të Shtunën.

Një burim taleban tha se luftimet po vazhdonin në Panjshir por përparimi ishte ngadalësuar nga minat tokësore të vendosura në rrugën drejt kryeqytetit Bazarak dhe kompleksit të guvernatorit të provincës. "Deminimi dhe ofensivat po zhvillohen të dyja në të njëjtën kohë," tha burimi.

Duke u përballur me sfidën e transformimit nga rebelët tek sundimtarët, talebanët duket se janë të vendosur të shuajnë rezistencën e Panjshir para se të njoftojnë se kush do ta udhëheqë vendin pas tërheqjes së trupave amerikane të së hënës, e cila supozohej se do t’i jepte fund dy dekadave të luftës.

Por Panjshir, i cili qëndroi për gati një dekadë kundër pushtimit të Bashkimit Sovjetik dhe gjithashtu sundimit të parë të talebanëve nga 1996 në 2001, po e mban vendin akoma të pa prekur.

Luftëtarët nga NRF-të përbërë nga milicia anti-talebane dhe ish forcat afgane të sigurisë-kuptohet se kanë grumbulluar një armaturë të rëndësishme në luginë, 80 km (50 milje) në veri të Kabulit dhe të mbrojtur nga një grykë e ngushtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat