I veshur me antiplumb vret 4 persona

Bota

I veshur me antiplumb vret 4 persona

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 22:16
Foto

Një burrë i veshur me jelek antiplumb ka vrarë katër persona mes tyre një fëmijë në krahët e të ëmës, ndërsa ka plagosur një vajzë 11 vjeçe.

Ngjarja është shënuar në Lakeland të Floridas bën të ditur sherifi i konteas Polk.

Autori ka shkëmbyer zjarr dhe me agjentët e policisë përpara se të plagosej e të dorëzohej. Ndërkohë që në spital ka tentuar ti marrë pistoletën një polici.

Autori ka pranuar se ka qenë nën efektin e metadonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat