Numri i viktimave nga protesta në Bejrut shkon në pesë – pamjet tronditëse

Bota

Numri i viktimave nga protesta në Bejrut shkon në pesë – pamjet tronditëse

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 14:35
Foto

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe disa të tjerë u plagosën kur të shtënat me armë shpërthyen kur përkrahësit e Hezbollahut u mblodhën për të protestuar kundër gjykatësit që po heton shpërthimin në portin e Bejrutit.

Sipas Al Jazeera, qindra mbështetës dhe aleatë të të veshur me të zeza u mblodhën në Pallatin e Drejtësisë në Bejrut të enjten, duke kërkuar heqjen e gjykatësit Tarek Bitar nga hetimi i shpërthimit në portin e Bejrutit.

Të shtëna me armë u dëgjuan që vinin nga lagjja Tayoune, duke shpërndarë protestuesit.

Të paktën pesë persona u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë, tha Kryqi i Kuq libanez për Al Jazeera.

Videot e ndryshme të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë disa persona të paidentifikuar të cilët gjuajnë me armë. 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat