Reshje të dendura të shiut në Athinë, rrugët shndërrohen në përrenj

Bota

Reshje të dendura të shiut në Athinë, rrugët shndërrohen në përrenj

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 23:10
Reshje të dendura të shiut në Athinë

Një stuhi e madhe shiu përmbyti rrugët në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, të enjten.

Sipas mediave të huaja,  stuhia e fortë filloi në pjesën perëndimore të vendit dhe përparoi me shpejtësi në lindje, duke krijuar “përrenj” në shumë rrugë në Athinë dhe Selanik, qyteti i dytë më i madh i vendit, brenda pak orësh.

Mbrojtja Civile Greke paralajmëroi qytetarët kundër udhëtimeve të panevojshme, pasi zjarrfikësit kanë marrë dhjetëra thirrje.

Ndërkohë nxënësit e shkollave fillore duhej të evakuoheshin pasi klasat e tyre u përmbytën në lagjen Nea Filadelfeia në veri të Athinës.

Madje në një rast, ata u detyruan të bënin një “urë” tavolinash shkollore për të dalë nga shkolla.

Si pasojë e kushteve të tilla, disa zona kanë përjetuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Në lagjen bregdetare të Glyfada, shoferët u detyruan të hipnin në makinat e tyre mes reshjeve të dendura të shiut, ndërsa trafiku u ndërpre në rrugët kryesore në rajonin e Atikës.

Uji i shiut preku gjithashtu parlamentin helen, si dhe disa universitete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat