Policia përdor shkopa gome dhe pistoleta elektrike, protestuesit futen me dhunë brenda Departamentit të Punëve të Brendshme

Bota

Policia përdor shkopa gome dhe pistoleta elektrike, protestuesit futen me dhunë brenda Departamentit të Punëve të Brendshme

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 18:07
Foto

Dhjetëra aktivistë që kërkojnë marrjen e masave drastike për të luftuar ndryshimet klimatike janë arrestuar pasi u përplasën me policinë në Washington DC dhe hynë me forcë në ndërtesën e Departamentit të Punëve të Brendshme.

Pamjet e tyre sjellin në kujtesë protestën e dhunshme të 6 janarit në godinën e Kapitolit.

Protestuesit hynë brenda godinës dhe plagosën disa oficerë sigurie, të cilët u dërguan në spital për të marrë trajtim mjekësor, bëri me dije një zëdhënëse e Departamentit të Punëve të Brendshme.

Policia dhe protestuesit u përplasën jashtë ndërtesës dhe oficerët përdorën pistoleta elektrike dhe shkopa goma ndaj tyre, thanë përfaqësues të grupit të aktivistëve. Pas ndërhyrjes së policisë, u arrestuan 55 persona.

Pamjet e shpërndara nga gazetarja e Washington Post, Ellie Silverman, tregojnë protestuesit që futen në Departamentin e Brendshëm, ndërsa brohorisin ‘nënshkruani traktatin’ dhe ‘mbroni ujin’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat