Më shumë se 50 mijë raste të reja me coronavirus regjistrohen në Britani

Bota

Më shumë se 50 mijë raste të reja me coronavirus regjistrohen në Britani

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Mbretëria e Bashkuar regjistron më shumë se 50 mijë raste të reja ditore me COVID-19.

Numri i rasteve të reja të coronavirusit të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në mbi 50 mijë për herë të parë që nga muaji korrik.

Një total prej 52,009 u regjistruan, sipas statistikave të qeverisë britanike, raporton bbc.

Dhe ka pasur 115 vdekje të tjera brenda 28 ditëve si pasojë i virusit.

Ndryshe, 94.9 milionë britanikë janë vaksinuar me një dozë, 45.4 milionë me dy doza. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat