Shtatë të burgosur janë gjetur të vdekur në burgun e Ekuadorit

Bota

Shtatë të burgosur janë gjetur të vdekur në burgun e Ekuadorit

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 23:15
Foto

Autoriteti i burgut SNAI të Ekuadorit ka gjetur trupat e shtatë të burgosurve në të njëjtin burg ku dhuna mes bandave çoi në vdekjen e 119 të burgosurve muajin e kaluar, tha të shtunën, shkruan Reuters.

Të shtatë trupat u gjetën në Penitenciaria del Litoral, e vendosur në qytetin jugor të Guayaquil, i cili është bërë burgu më i dhunshëm i Ekuadorit.

Trazirat në fund të muajit të kaluar la të plagosur edhe dhjetëra të burgosur te tjere.

Shtatë të burgosurit të vdekur të zbuluar të shtunën u gjetën në një pavijon të përdorur për vizita bashkëshortore, tha autoriteti SNAI në një mesazh në Twitter pa dhënë detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat