Programi Botëror i Ushqimit: 24 milionë veta në Afganistan vuajnë nga uria akute

Bota

Programi Botëror i Ushqimit: 24 milionë veta në Afganistan vuajnë nga uria akute

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së ka thënë se numri i afganëve që jetojnë në kushte në prag të urisë është rritur në 8.7 milionë, me 3 milionë më shumë se në fillim të këtij viti.

Në përgjithësi, pothuajse 24 milionë njerëz në Afganistan, ose 60% e popullsisë, vuajnë nga uria akute dhe Programi Botëror I Ushqimit ka paralajmëruar se deri në fund të vitit 97% e afganëve do të jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Rreth 3.2 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç pritet të vuajnë nga kequshqyerja akute deri në fund të vitit.

Më shumë se 3.5 milionë njerëz janë zhvendosur nga luftimet në vitet e fundit dhe më shumë se gjysmë milioni në muajt e fundit, raporton AP.

Në lagjen Injil të Heratit, dhjetëra familje që u larguan nga provinca Badghis për shkak të luftimeve të brendshme dhe thatësirës jetojnë në kushte të tmerrshme.

Disa nga të zhvendosurit i thanë Associated Press se po përballeshin me një betejë të përditshme për të gjetur mjaftueshëm për të ngrënë dhe pirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat