Nga tërmeti me magnitudë 7.5 që goditi Perunë – nuk u raportua për viktima por ka ndërtesa dhe rrugë të dëmtuara

Bota

Nga tërmeti me magnitudë 7.5 që goditi Perunë – nuk u raportua për viktima por ka ndërtesa dhe rrugë të dëmtuara

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 7.5 goditi veriun e Perusë rreth 40 km (25 milje) nga qyteti Barranca herët të dielën, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Sipas mediave të huaja, nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar apo dëme nga tërmeti, i cili u ndje deri në kryeqytetin, Lima.

Sidoqoftë, ndonëse nuk u raportua për viktima, më vonë u tha se ndërtesat dhe rrugët kanë pësuar dëmtime.

Tërmeti goditi në një thellësi prej më shumë se 100 km (60 milje), duke kufizuar nivelin e lëkundjeve.

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare tha në një postim në Twitter se tërmeti ndodhi në një rajon shumë pak të populluar të pyjeve tropikale të Amazonës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat