OBSH me marrëveshje për pandemitë e ardhshme

Bota

OBSH me marrëveshje për pandemitë e ardhshme

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 16:33
OBSH

194 vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) hartuan të mërkurën në Gjenevë një marrëveshje ndërkombëtare për pandemitë e ardhshme.

Përmes kësaj marrëveshjeje, OBSH po synon që të përgatitet më mirë për pandemitë e ardhshme.

Në seancën speciale në Gjenevë u vendos që një grup pune të fillojë konsultimet përpara 1 marsit 2022.

Por nuk do të prezantojë rezultatet përfundimtare deri në takimin vjetor të OBSH-së në 2024.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat