​Rusia tërhiqet nga Marrëveshja e Qiejve të Hapur

Bota

​Rusia tërhiqet nga Marrëveshja e Qiejve të Hapur

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 17:46
Ilustrim

Moska është tërhequr zyrtarisht nga Marrëveshja e Qiejve të Hapur, e cila lejon fluturime vëzhgimi të paarmatosura mbi territoret e vendeve nënshkruese.

“Nga 18 dhjetori 2021, Rusia nuk është më anëtare e Marrëveshjes së Qiejve të Hapur dhe, për rrjedhojë, nuk është pjesë e grupit të shteteve anëtare që u përmbahen këtyre dispozitave”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.

Në deklaratë thuhet se efikasiteti i marrëveshjes do të ulet ndjeshëm pa pjesëmarrjen e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Ndryshe, më 22 nëntor 2020, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga Marrëveshja e Qiejve të Hapur, në kohën e qeverisjes së presidentit të atëhershëm Donald Trump.

Administrata e atëhershme Trump akuzoi Rusinë për "shkelje flagrante" të marrëveshjes. Në mënyrë të veçantë, Uashingtoni tha se Rusia kishte vendosur kufizime fluturimi mbi rajonin e Kaliningradit, zonën pranë kufirit të saj me Gjeorgjinë dhe rajonin e Kaukazit të Veriut të Çeçenisë.

Traktati i Qiejve të Hapur i lejon palët të kryejnë fluturime me njoftim të shkurtër dhe të paarmatosur mbi territoret e të tjerëve për të mbledhur të dhëna mbi forcat dhe aktivitetet ushtarake.

Traktati u lejon nënshkruesve të kryejnë fluturime vëzhgimi të paarmatosura mbi territorin e pjesëmarrësve të tjerë si një mjet për të rritur besimin e ndërsjellë dhe për të parandaluar keqkuptimet. Tridhjetë e tri vende mbeten pjesë e marrëveshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat