Omicroni mund ta përshpejtojë përfundimin e pandemisë, thonë ekspetët amerikanë

Bota

Omicroni mund ta përshpejtojë përfundimin e pandemisë, thonë ekspetët amerikanë

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Vetëm javë më parë, SHBA-ja ishte në rrugën e duhur për t’i dhënë fund pandemisë në vitin 2022. Më pas, goditi varianti Omicron – duke i çrregulluar parashikimet e shkencëtarëve.

Varianti i ri i coronavirusit që po përhapet me shpejtësi të madhe tani është përgjegjës për 73 për qind të rasteve në SHBA, një normë të cilën mjeku, Anthony Fauci e quajti “të paprecedentë”.

Tani, disa studiues amerikanë thonë se Omicroni në fakt mund të përshpejtojë kalimin e virusit nga pandemik në endemik.

“Siç kanë thënë të gjithë njerëzit e shëndetit publik, do të rrëmbejë menjëherë popullatën”, thotë Dr. David Ho, një virolog me famë botërore dhe profesor i Universitetit të Kolumbisë “Ndonjëherë një zjarr shumë shpejtë mund të përhapet, por më pas me të njëjtin ritëm shuhet”.

Veçanërisht, imuniteti natyror nuk është aq i besueshëm sa imuniteti i mundësuar nga vaksina. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, afërsisht 62 për qind e popullsisë amerikane është plotësisht e vaksinuar. Vetëm 30 për qind e atyre njerëzve kanë marrë një dozë përforcuese, vendimtare për forcimin e mbrojtjes kundër Omicron.

Omicron është shumë ngjitës, por ndikimi në shtrimet në spital dhe vdekjet është ende i pakonfirmuar nga studiuesit, raporton cnbc.

Dr. Timothy Brewer, një profesor i mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë David Geffen në UCLA, është një nga ata ekspertët që mendojnë se “COVID-19 nuk do të zhduket kurrë plotësisht”.

Përkundrazi, njerëzit do të duhet të mësojnë të jetojnë me të. Vaksinimet e rregullta dhe trajtimet me pilula antivirale mund të kombinohen me imunitetin e lindur nga infeksioni për t’i bërë shpërthimet e dukshme më pak të rënda në vitet e ardhshme – jo ndryshe nga mënyra se si mjekët menaxhojnë gripin, një sëmundje endemike sezonale që ka shkaktuar pandemi të shumta gjatë shekullit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat