Një aeroplan i American Airlines që udhëtonte nga Miami drejt Londrës është dashur të kthehet pasi një pasagjer refuzoi të mbante maskë për fytyrën, tha linja ajrore.
American Airlines tha se fluturimi AAL38 me 129 pasagjerë në bord u kthye në Miami ku po priste policia. Ata shoqëruan një grua rreth të 40-ave jashtë aeroplanit.
Ajo është vendosur në një listë të personave të ndaluar të fluturojnë me American Airlines, në pritje të hetimeve të mëtejshme, njoftoi linja ajrore, raporton bbc.
Gruaja ishte ulur në klasën e parë, tha një pasagjer tjetër Steve Freeman për lajmet Local 10 të Miami.
“Ishte shumë pije dhe unë isha nervoz. Ajo u ul pas nesh në klasën e parë,” tha ai duke shtuar se “Unë mund të shihja shkrimin në mur – ata i dhanë shumë paralajmërime, kështu që ne ishim gati për të”.
Linjat ajrore raportuan gati gjashtëmijë incidente që përfshinin pasagjerë të padisiplinuar vitin e kaluar dhe 151 në dy javët e para të këtij viti, sipas Administratës Federale të Aviacionit.
Shumica e tyre përfshinin pasagjerë që refuzuan të mbanin maska.
New Unruly Passenger Numbers since 1/1/22:
— The FAA ✈️ (@FAANews) January 19, 2022
- 151 reports of unruly passengers
- 92 related to facemasks
- 32 investigations initiated
- 4 enforcement action cases initiated
Unruly Passenger Rate as of 1/9/22: 4.4 incidents per 10K flightshttps://t.co/ISiblzAzGi #FlySmart pic.twitter.com/UbF5UIqdcp