Raporti i OKB-së: Koreja e Veriut financon programin e armëve të saj me kriptovaluta të vjedhura

Bota

Raporti i OKB-së: Koreja e Veriut financon programin e armëve të saj me kriptovaluta të vjedhura

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Sipas një raporti të zbuluar nga Kombet e Bashkuara (OKB), kriptovaluta me vlerë prej miliona dollarësh janë vjedhur nga sulmet kibernetike nga Koreja e Veriut për të financuar programin e raketave në vend.

Raporti zbuloi se më shumë se 50 milion dollarë në asete dixhitale janë vjedhur nga 2020 deri në mesin e 2021-it nga Koreja e Veriut.

Sulmet e tilla përbëjnë "burime të rëndësishme të ardhurash" për programin e raketave bërthamore dhe balistike të administratës së Phenianit, thanë studiuesit.

Rezultatet e hetimit thuhet se i janë dorëzuar komitetit të sanksioneve të OKB-së të premten ( 4 shkurt).

 Të paktën tre shkëmbime Kriptomonedhash në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi u shënjestruan në sulmet kibernetike.

Raporti iu referua gjithashtu raportit të përgatitur nga kompania e sigurisë Chainalysis, e cila tregon se asete dixhitale me vlerë miliona dollarë u përftuan në sulmet kibernetike të Koresë së Veriut vitin e kaluar .

Në vitin 2019, OKB-ja raportoi se Koreja e Veriut kishte grumbulluar rreth 2 miliardë dollarë për programet e armëve të shkatërrimit në masë në sulme të shumta kibernetike.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e ka ndaluar Korenë e Veriut të kryejë teste bërthamore dhe të lëshojë raketa balistike.

Megjithatë, sipas raportit të OKB-së, pavarësisht të gjitha sanksioneve të ashpra, Koreja e Veriut mund të vazhdojë të zhvillojë infrastrukturën e saj bërthamore dhe raketore balistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat