Alarm për bombë, evakuohet ndërtesa e Gjykatës Komunale në Sarajevë

Bota

Alarm për bombë, evakuohet ndërtesa e Gjykatës Komunale në Sarajevë

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Në Gjykatën Komunale në Sarajevë mëngjesin e sotëm është raportuar për një bombë, për çka janë evakuuar të gjithë punëtorët, si dhe palët që kanë marrë pjesë në seancat gjatë kësaj periudhe.

Sipas klix.ba,  Qendra operative e MPB-së së Kantonit të Sarajevës ka konfirmuar se raporti për bombë në Gjykatën Komunale në Sarajevë ka mbërritur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30.

Në vendngjarje janë nisur menjëherë efektivët e policisë, ndërsa shërbimi i ekspertëve po kryen këqyrjen e ambienteve për të konstatuar nëse bëhet fjalë për kanosje reale apo alarm të rremë.

Gjatë asaj kohe janë evakuuar të gjithë punonjësit nga objekti i Gjykatës Komunale dhe Kantonale, si dhe personat që kanë qenë në seancat e para në atë kohë, të cilat fillojnë në ora 9:30, kohë kur është raportuar për bombë.

Raportimet për bomba janë të shpeshta nëpër gjykata dhe pothuajse asnjëherë nuk doli pas kontrollit se bomba ishte vërtet e vendosur.

Këto janë kryesisht raportime të rreme dhe qëllimi i dukshëm i të cilave supozohet se është shtyrja e njërës nga seancat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat