Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë Ukrainës një garanci kredie sovrane deri në një miliard dollarë për të ndihmuar ekonominë e saj në mes të presionit nga ngritja ushtarake e Rusisë.
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, thotë se oferta “do të forcojë aftësinë e Ukrainës për të siguruar stabilitet ekonomik, rritje dhe prosperitet për popullin e saj përballë sjelljes destabilizuese të Rusisë”, shkruan Aljazeera.
ShBA-ja lëshoi tre garanci të veçanta kredie sovrane prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën midis 2014 dhe 2016.
Gjithashtu ka ofruar më shumë se dy miliardë dollarë ndihmë zhvillimi për Ukrainën që nga viti 2014.