Peshkaqeni 4,5 metra copëton notuesin në plazhin e Sydney

Bota

Peshkaqeni 4,5 metra copëton notuesin në plazhin e Sydney

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 14:23
Peshkaqeni copëton notuesin

Një peshkaqen i bardhë 4.5 metra i gjatë ka sulmuar dhe mbytur një burrë në Australi, dhe kjo skenë e tmerrshme ndodhi para disa dëshmitarëve okularë që arritën ta filmojnë këtë.

Ekipet e shpëtimit vrapuan në Buken Point në afërsi të plazhit Little Bay të Sydney, pasi që morën telefonatën për një sulm të peshkaqenit.

Në videon rrëqethëse nga vendi i ngjarjes që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, shihen peshkatarët duke vëzhguar notuesin që sulmohet nga peshkaqeni.

Dëshmitarë thanë se panë peshkaqenin duke ngrënë gjymtyrët e trupit të burrit, të cilin fillimisht e ndau në dysh. Megjithatë ekipet e shpëtimit arritën t’i gjejnë disa nga gjymtyrët e tij.

“Dikë sapo e kafshoi peshkaqeni. Njerëz, është çmenduri. Është një peshkaqen i madh i bardhë. Dëgjova britma dhe kafshime, e trupi pluskonte mbi ujë. Peshkaqeni u rikthye edhe ato për t’i ngrënë dhe u zhduk”, dëgjohet duke thënë një dëshmitar.

Mediat lokale raportojnë se ky është rasti i parë i vdekjes nga sulmi i ndonjë peshkaqeni në Sydney që nga viti 1963. Besohet se viktima ishte një banor lokal që e njihte mirë plazhin dhe vazhdimisht notonte. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat