Lajm shpresëdhënës për miliona njerëz: U bë personi i tretë dhe gruaja e parë që mundi plotësisht SIDA-n

Bota

Lajm shpresëdhënës për miliona njerëz: U bë personi i tretë dhe gruaja e parë që mundi plotësisht SIDA-n

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 23:14
Ilustrim

Përderisa në Kosovë aktualisht gjenden mbi 40 persona të prekur me HIV-Aids, në të gjith botën raportohet të jenë rreth 38 milionë njerëz që vuajnë nga ky virus që shkatëron sistemin imunitar, shkruan Insajderi.

Ndërkohë shkencëtarët amerikanë njoftuan se shëruan plotësisht një person me SIDA/HIV,  duke përdorur një metodë të re transplantimi që përfshin gjakun e kordonit kërthizor.

Pacientja e paidentifikuar, e cila gjithashtu vuan nga leucemia, u bë personi i tretë dhe gruaja e parë në botë që mundi plotësisht SIDA-n. Ngjarja, e cila konsiderohet një pikë kthese në botën shkencore, u dha shpresë 38 milionë njerëzve që jetojnë me AIDS në botë.

Po ashtu, studiuesit thanë se gjaku i kordonit gjendet më shpesh sesa qelizat burimore të rritura të përdorura në transplantet e palcës kockore që kanë shëruar dy pacientë të mëparshëm.

Përveç kësaj, u deklarua se një përputhje e ngushtë nuk kërkohet në transplantet e gjakut të kordonit ashtu si kërlphet në palcën e eshtrave.

Gjithashtu, shkencëtarët thanë se metoda e pjesshme e gjakut të kordonit mund të ndihmojë qindra pacientë me kancer dhe HIV/Aids.

Specialist për AIDS në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko, Dr. Steven Deeks tha se

“Të jesh një racë e përzier dhe një grua është vërtet e rëndësishme nga pikëpamja shkencore”.

Ndërkohë mendohet se SIDA përparon ndryshe tek femrat sesa tek meshkujt. Ndërsa gratë përbëjnë më shumë se gjysmën e rasteve të HIV-it në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat