Shtohen tensionet mes Rusisë dhe SHBA/ Moska dëbon diplomatin amerikan, mediat: Ja çfarë pritet tani

Bota

Shtohen tensionet mes Rusisë dhe SHBA/ Moska dëbon diplomatin amerikan, mediat: Ja çfarë pritet tani

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

BBC raporton se Rusia ka dëbuar këtë të enjte zëvendësambasadorin amerikan në ambasadën amerikane në Moskë. Lajmi është publikuar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA.

Sipas BBC, nuk është ende e qartë se çfarë arsye ka dhënë Moska për dëbimin e diplomatit, Bart Gorman.

“SHBA-të do t’i përgjigjen lëvizjes së Moskës”, raporton agjencia ruse e lajmeve RIA.

Nënpresidentja amerikane Kamala Harris niset sot (të enjten) për në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë që mbahet në Mynih, ku do të përqëndrohet në konsultimin me aleatët mbi krizën Rusi-Ukrainë.

Harris pritet të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe udhëheqësit e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë.

Zyrtarët thanë se synimi i përgjithshëm i udhëtimit është garantimi që aleatët perëndimorë të jenë plotësisht në një linjë si dhe që t’i dërgohet një mesazh i qartë Rusisë, rreth asaj që e pret në vazhdim.

Rusia ka mohuar se ka në plan të sulmojë Ukrainën dhe ditët e fundit ka njoftuar disa raunde tërheqjesh të trupave nga zonat përgjatë kufirit të saj me Ukrainën.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë thënë se nuk ka prova për ndonjë tërheqje dhe një zyrtar i lartë i administratës amerikane u tha gazetarëve të mërkurën se Rusia në fakt ka shtuar trupa në zonën kufitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat