Bill Gates: Covid-19 po largohet, por po vjen një pandemi e re

Bota

Bill Gates: Covid-19 po largohet, por po vjen një pandemi e re

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 15:23
Bill Gates

Bill Gates tha se rreziku i Covid-19 është “ulur në mënyrë dramatike”, por një tjetër pandemi është e sigurt se po vjen.

Duke folur për CNBC në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih, Gates, bashkëkryetar i Fondacionit Bill & Melinda Gates, tha se një pandemi e re e mundshme ka të ngjarë të vijë nga një patogjen tjetër nga familja e koronavirusit.

Ai shtoi, megjithatë, se përparimet në teknologjinë mjekësore do duhet t’i ndihmojnë njerëzit ta luftojnë atë, nëse bëhen investime tani.

“Do të kemi një tjetër pandemi. Do të jetë një patogjen tjetër herën tjetër.”-tha manjati i Microsoft.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat