Aeroplani rus drejt Amerikës, ky është misioni i tij

Bota

Aeroplani rus drejt Amerikës, ky është misioni i tij

Më: 5 mars 2022 Në ora: 21:06
Ky aeroplan do të kthehet me diplomatë rusë të cilët qeveria amerikane i ka shpallur non grata

Një eroplan i qeverisë ruse është nisur nga Shën Pjetërburgu drejt Uashingtonit dhe do të rikthehet me diplomatët rusë në atdhe, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, të shtunën.

“Ky aeroplan do të kthehet me diplomatë rusë të cilët qeveria amerikane i ka shpallur non grata”, tha Zakharova në kanalin e saj në Telegram.

Zbritja e avionit rus në SHBA u miratua nga qeveria amerikane për të larguar personelin rus në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ata u përzunë pasi u akuzuan se kanë abuzuar me privilegjet e statusit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat