Lufta në Ukrainë, Truss për vizitë diplomatike në Uashington

Bota

Lufta në Ukrainë, Truss për vizitë diplomatike në Uashington

Më: 9 mars 2022 Në ora: 06:36
Liz Truss

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss do të zhvillojë sot bisedime në ShBA me Sekretarin e Shtetit të Antony Blinken dhe këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, si dhe anëtarë të Kongresit.

Mbretëria e Bashkuar, ShBA dhe aleatët tanë kanë treguar forcë dhe unitet të jashtëzakonshëm në mbështetjen e Ukrainës dhe vendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë. Ne duhet ta ruajmë atë unitet dhe të bëjmë më shumë për të siguruar dështimin e Putinit në Ukrainë”, tha ajo në një deklaratë përpara udhëtimit të saj.

Kriza e Ukrainës është një thirrje zgjimi për demokracitë e lira”.

Tema e diskutimeve të saj do të jetë “çfarë më shumë mund të bëjnë Mbretëria e Bashkuar dhe ShBA për të mbështetur Ukrainën në çështjet e sigurisë, inteligjencës dhe humanitare”, tha zyra e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat