Johnson: Fola me Zelenskiyn, ia kemi bërë të qartë Putinit, Ukraina s’mund të anëtarësohet në NATO së shpejti

Bota

Johnson: Fola me Zelenskiyn, ia kemi bërë të qartë Putinit, Ukraina s’mund të anëtarësohet në NATO së shpejti

Më: 16 mars 2022 Në ora: 11:02
Johnson dhe Zelensky

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se nuk ka asnjë perspektivë që Ukraina t’i bashkohet NATO-s së shpejti, raporton The Guardian. I pyetur për deklaratën e djeshme të presidentit Volodymyr Zelenskiy se Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO, Johnson tha se e kupton atë.

“Unë fola përsëri me Volodymyrin [Zelenskiy] dje. Dhe ju e dini, sigurisht, unë e kuptoj atë që ai po e thotë për NATO-n dhe realitetin e pozicionit… Dhe të gjithë e kanë thënë gjithmonë, dhe ne ia kemi bërë të qartë Putinit, se nuk ka asnjë mundësi që Ukraina të anëtarësohet në NATO së shpejti”, tha ai.

“Por vendimi për të ardhmen e Ukrainës duhet të jetë për popullin ukrainas dhe për Volodymyr Zelenskiyn si udhëheqësin e tyre të zgjedhur, dhe ne do ta mbështesim atë”, shtoi Johnson.

Nuk është plotësisht e qartë se cila mund të jetë rëndësia e këtyre fjalëve. Presidenti rus, Vladimir Putin dëshiron që mundësia e anëtarësimit të Ukrainës në NATO të përjashtohet përgjithmonë, dhe kështu komenti i Zelenskiyt – të cilin Johnson e ka gjysmë-miratuar këtë mëngjes – mund të jetë një aluzion se negociatat e paqes, të cilat deri më tani kanë qenë të pafrytshme, po shkojnë në një territor më serioz, shkruan Guardian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat