Qindra refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Brazil që nga fillimi i pushtimit

Bota

Qindra refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Brazil që nga fillimi i pushtimit

Nga: M.H. Më: 22 mars 2022 Në ora: 06:57
Refugjatë ukrainas

Gati 900 refugjatë ukrainas që ikin nga pushtimi rus kanë hyrë në Brazil që nga 17 marsi, sipas Policisë Federale të Brazilit.

Nga ata 894 refugjatë, 28 persona kanë aplikuar deri më tani për të qëndruar në Brazil, tha policia, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro nënshkroi një urdhër ekzekutiv më 3 mars që lejon qytetarët ukrainas të qëndrojnë në Brazil deri në 90 ditë pa vizë dhe vendosin viza humanitare 180-ditore për ukrainasit.

Më pas, ukrainasit mund të aplikojnë për viza afatgjata braziliane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat