Shkak lufta: Biden do të vizitojë kufirin Poloni-Ukrainë

Bota

Shkak lufta: Biden do të vizitojë kufirin Poloni-Ukrainë

Nga: H.O. Më: 25 mars 2022 Në ora: 07:40
Presidenti amerikan Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë sot në një qytet pranë kufirit polako-ukrainas në pjesën e fundit të udhëtimit të tij katër-ditor në Evropë, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Air Force One do të zbarkojë në qytetin polak të Rzeszoë, disa kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Gjatë vizitës së tij, zoti Biden pritet të takohet me anëtarët e Divizionit të 82-të Ajror të SHBA-së, pjesë e dislokimit gjithnjë e më muskuloz të NATO-s në krahun e saj lindor.

Ai do të informohet për situatën e rëndë humanitare në Ukrainë. Më shumë se dy milionë refugjatë kanë ikur në Poloni - kryeqyteti Varshava strehon rreth 300,000 prej tyre.

Zoti Biden do të takohet me presidentin polak Andrzej Duda për të falënderuar vendin për përpjekjet e tyre humanitare.

Udhëtimi i Presidentit të SHBA vjen pasi Perëndimi përballet me pyetje urgjente se çfarë do të bëjë më shumë për të ndihmuar ukrainasit që janë ende në vend duke i bërë ballë sulmit rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat