Suedia dhe Finlanda, rrugës për në NATO

Bota

Suedia dhe Finlanda, rrugës për në NATO

Nga: V.N Më: 25 prill 2022 Në ora: 17:23
foto ilustrim

Suedia dhe Finlanda do të aplikojnë për anëtarësim në NATO në të njëjtën kohë – raporton BBC, transmeton Bota sot.

Suedia dhe Finlanda kanë rënë dakord të dorëzojnë aplikime për t'u anëtarësuar në NATO në të njëjtën kohë, shkruajnë gazetat suedeze.

Të dy vendet kanë rënë dakord të shpallin aplikimet e tyre në javën nga 16 deri më 22 maj, gjatë vizitës së presidentit të Finlandës Sauli Niinistö në Stokholm, sipas burimeve të qeverisë suedeze.

Dy shtetet kanë qenë të kërcënuara vazhdimisht nga Rusia në lidhje me aplikimin e tyre për në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat