Si shkoi takimi në Ramstein?

Bota

Si shkoi takimi në Ramstein?

Nga: M.L. Më: 26 prill 2022 Në ora: 18:10
Lloyd Austin

Sapo u publikuan detaje nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe baza ajrore Ramstein në Gjermani.

Këtu janë pikat kryesore nga konferenca për shtyp:

Ministrat nga 40 vende - si anëtarë të NATO-s dhe jo-anëtare të NATO-s - janë takuar në Gjermani për të diskutuar mbrojtjen e Ukrainës në mes të pushtimit të Rusisë. 

Ata kanë diskutuar një paketë ndihme ushtarake dhe financiare për Ukrainën

Zhvillimi më domethënës ishte një ndryshim i madh i politikës nga Gjermania, e cila tani do të furnizojë me armatim të rëndë një zonë konflikti.

Gjatë konferencës për shtyp, Austin tha se vendimi i Gjermanisë për të furnizuar Ukrainën me sisteme anti-ajrore Gepard dhe për të ofruar trajnime ishte një "lëvizje e rëndësishme".

I pyetur për kërcënimin bërthamor nga Rusia, Austin tha se ishte e padobishme dhe e rrezikshme të spekulosh për armët bërthamore.

Sekretari amerikan i mbrojtjes i bëri thirrje gjithashtu presidentit rus Vladimir Putin që të de-përshkallëzojë konfliktin SHBA u zotua të lëvizë "qiellin dhe tokën" për t'u siguruar që Ukraina të mund Rusinë.

Austin tha se "Ukraina beson qartë se mund të fitojë dhe po ashtu të gjithë këtu" Sekretari amerikan i mbrojtjes tha se ata "duan ta bëjnë më të vështirë për Rusinë të kërcënojë fqinjët e saj".

Austin tha se SHBA po shqyrton shkakun e sulmeve të fundit në Transnistria, një territor separatist i kontrolluar nga Rusia në Moldavi./M.L.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat