LIVE: Seri shpërthimesh në Ukrainë/ Vjen alarmi: Perëndimi duhet të përgatitet për luftë, Putini mund ….!

Bota

LIVE: Seri shpërthimesh në Ukrainë/ Vjen alarmi: Perëndimi duhet të përgatitet për luftë, Putini mund ….!

Nga: Bota sot Më: 28 prill 2022 Në ora: 06:12 Përditësuar në ora: 23:47 më 28.04.2022
Ushtarët e ushtrisë ruse qëndrojnë pranë kamionëve të tyre gjatë një mitingu kundër pushtimit rus në Sheshin Svobody (Liria) në Kherson, Ukrainë

Humb jetën shtetasi britanik që luftonte përkrah forcave ukrainase

Forcat ruse kanë vrarë shtetasin britanik Scott Sibley në Ukrainë, e një shtetas tjetër britanik po konsiderohet si i zhdukur.

Scott Sibley ishte 36-vjeç, një nga ushtarët vullnetarë që iu bashkua forcave ukrainase që të mbrojnë shtetin evropian nga pushtimi rus.

Sibley është veteran i forcave të armatosura të Britanisë, e Këshilli për Punë të Jashtme i Komonvellthit nuk ka dhënë detaje se çfarë në fakt bëjnë shtetasit britanikë në Ukrainë.

Për një britanik tjetër që është zhdukur janë deklaruar nga Komonvelthi.

“Jemi të vetëdijshëm që shtetasi britanik është zhdukur në Ukrainë, e ju sigurojmë se ne i ofrojmë mbështetje familje së tij. Kërkojmë urgjentisht informacione shtesë për të”, thuhet në kumtesë.

​Shpërthime në Kiev pas takimit të Zelenskyt me shefin e OKB-së

Rusia goditi kryeqytetin ukrainas të Kievit menjëherë pas një takimi midis presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres të enjten në mbrëmje.

Të paktën një person u vra dhe disa u plagosën, duke përfshirë disa të cilët u bllokuan nën rrënoja, sipas zyrtarëve të shpëtimit.

Kryebashkiaku, Vitali Klitschko tha se distrikti në pjesën veriperëndimore të qytetit u godit dy herë, duke shkaktuar zjarre në të paktën dy ndërtesa të larta.

Shpërthimet, të cilat dërguan shtëllunga tymi të zi në ajër, erdhën menjëherë pasi të dy udhëheqësit mbajtën një konferencë shtypi në të cilën Guterres dënoi mizoritë e kryera në qytete si Buça, ku u gjetën prova të vrasjeve masive të civilëve pasi Rusia u tërhoq.

Autoritetet thanë se shefi i OKB-së dhe ekipi i tij ishin të sigurtë.

Kjo u pa si një nga sulmet më të guximshme në Kiev që kur forcat ruse u tërhoqën nga kryeqyteti javë më parë.

Shpërthimet erdhën ndërsa banorët po kthehen gjithnjë e më shumë në qytet.

Kafenetë dhe bizneset e tjera janë rihapur dhe një numër në rritje njerëzish kanë dalë jashtë dhe kanë shijuar motin pranveror./REL/

Antonio Guterres: Lufta bërthamore është e paimagjinueshme

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres për BBC thotë se Kombet e Bashkuara nuk do të dorëzohen dhe ai dëshiron paqen në Ukrainë, "në përputhje me kartën e OKB-së", transmeton Bota sot.

Ai thotë se "Ukraina ka nevojë dhe meriton angazhimin tonë të plotë dhe mbështetjen e plotë".

Rusia vazhdon të paralajmërojë Perëndimin se po provokon një luftë prokure duke i ofruar Ukrainës pajisje ushtarake.

 I pyetur për një Luftë të Tretë Botërore të mundshme, Guterres thotë se një "luftë bërthamore është e paimagjinueshme".

Ai shton: "Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta bërë të pamundur."

Guterres takon Zelensky-n: Po bëjmë gjithçka të evakuojmë civilët nga Azovstali

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, deklaroi sot se organizata po bën gjithçka që është e mundur për të mundësuar evakuimin e luftëtarëve dhe civilëve që ndodhen në fabrikën e çelikut “Azovstal” në qytetin e Mariupolit.

Në këtë moment mund t'ju them vetëm se po bëjmë gjithçka që kemi në dorë për ta realizuar.

Nuk do të doja të komentoja më tej, për të mos e minuar këtë mundësi”, tha Guterres pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Unë besoj, ashtu si shumë të afërm të atyre njerëzve që janë të bllokuar në Azovstal, se sekretari i Përgjithshëm dhe unë do të arrijmë një rezultat të suksesshëm”, tha Zelensky.

Biden kërkon që Ukraina të ndihmohet edhe me 33 miliardë dollarë shtesë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do t’i drejtohet Kongresit me kërkesën që t’i ndihmojë me 33 miliardë dollarë shtesë Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë.

Kjo kërkesë e Bidenit vjen pasi lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e nëntë, ku këto para do të përfshinin 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe 8.5 miliardë dollarë ndihmë ekonomike.

Ndihma prej 33 miliardëve është dy herë më e madhe se paketa fillestare prej 13.6 miliardë dollarësh për mbrojtje të Ukrainës, që Kongresi Amerikan e ka miratuar muajin e kaluar, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Lëvizja e fundit sinjalizon një angazhim afatgjatë të SHBA-së për të penguar përpjekjen e presidentit rus, Vladimir Putin, për të zgjeruar kontrollin e vendit të tij ndaj fqinjit të tij dhe ndoshta më gjerë.

“Kërkesa e presidentit për financim është ajo që ne besojmë se është e nevojshme për të mundësuar suksesin e Ukrainës gjatë pesë muajve të ardhshëm të kësaj lufte”, tha një zyrtar i administratës për Politico.

“Ne kemi pritje që partnerët dhe aleatët tanë do të vazhdojnë të ofrojnë ndihma si kjo në të ardhmen”.

Vritet një shtetas britanik në Ukrainë

Një shtetas britanik është vrarë në Ukrainë dhe një tjetër konsiderohet i zhdukur, njoftoi Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme tha se po mbështeste familjet e të dy njerëzve, transmeton BBC.

Duke iu referuar shtetasit të zhdukur, zëdhënësi tha se "po kërkonte urgjentisht informacione të mëtejshme".

Detajet se çfarë po bënin dy shtetasit britanikë në Ukrainë dhe se si dhe kur vdiq personi nuk janë dhënë.

Ukraina ka të drejtë të mbrohet duke sulmuar Rusinë, thotë ndihmësi i presidentit

​Ndihmësi i presidentit ukrainas thotë se bota e njeh se vendi i tij ka të drejtë të mbrohet duke kryer sulme ndaj bazave dhe depove ushtarake ruse.

"Rusia ka sulmuar dhe (po) vret civilët. Ukraina do të mbrohet në çdo mënyrë, duke përfshirë goditjet në magazinat dhe bazat e vrasësve," shkroi Mykhailo Podolyak në Twitter.

“Bota e njeh këtë të drejtë”.

Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët në atë që e quan operacionin e saj "ushtarak special" në Ukrainë.

Më herët, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova paralajmëroi Perëndimin kundër inkurajimit të Ukrainës për të sulmuar brenda territorit rus.

“Provokimi” i mëtejshëm do të përballej me një “përgjigje të ashpër”, tha ajo.

E konfirmuar: Zelensky do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë më 3 maj

Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë më 3 maj përmes video-lidhjes, njoftuan të enjten, 28 prill, mediat vendore në Shqipëri.

Zelensky do t’i drejtohet Shqipërisë në vazhdën e adresimeve që ai ka bërë - nga fillimi i luftës - nëpër parlamente të vendeve evropiane dhe vendeve tjera aleate, të cilat e kanë përkrahur Ukrainën në përballjen me pushtimin rus, të nisur më 24 shkurt.

Adresimi në Kuvendin e Shqipërisë vjen pas telefonatës që Zelensky i ka bërë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në javët e para të luftës në Ukrainë për t’iu falënderuar këtij të fundit për përkrahjen dhe kontributin e Shqipërisë ndaj Ukrainës.

Shqipëria është rreshtuar me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, në mbështetjen e Ukrainës, duke bashkëvepruar me aleatët në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe duke kontribuar në koordinimin politik në NATO dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së për ta dënuar pushtimin rus.

Autoritetet shqiptare gjithashtu kanë përkrahur rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që dënon sulmin rus në Ukrainë dhe së fundi kanë nisur iniciativë për dokumentimin dhe hetimin e krimeve të luftës përmes OKB-së në këtë konflikt.

Ndonëse Shqipëria nuk varet nga gazi rus dhe nuk ka ndonjë marrëdhënie të theksuar tregtare me Rusinë dhe Ukrainën, edhe ajo është përballur me rritje të çmimeve, si pasojë e luftës.

Përkundër një sërë masash të ndërmarra nga Qeveria shqiptare për t’i adresuar pasojat ekonomike dhe koston e produkteve elementare, përfshirë energjinë elektrike, pakënaqësia sociale është manifestuar me protesta të shumta gjithandej Shqipërisë, ndër shtetet më të varfra në Evropë.

 

​Shefi i OKB-së: Lufta në Ukrainë do të marrë fund kur të vendos Rusia

Lufta në Ukrainë nuk përfundon si rezultat i takimeve, ajo do të përfundojë atëherë kur Rusia do të vendosë t’i jap fund asaj.

Kështu ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në një intervistë për CNN.

“Lufta nuk do të mbarojë me takim, lufta do të mbarojë kur Federata Ruse vendos ta përfundojë, kjo mund të jetë pas një armëpushimi, apo edhe ndoshta pas një marrëveshje serioze. Ne të gjithë mund të kemi takime por këto nuk janë se do ta përfundojnë luftën”, ka thënë Guterres.

Sipas një njoftimi të OKB-së, Guterres dje ka udhëtuar për në Moskë për një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar “propozimet për ndihmë humanitare dhe evakuimin e civilëve nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Si rezultat, Putin ra dakord “në parim” për të lejuar OKB-në dhe Komitetin Ndërkombëtar për Kryqin e Kuq që të ndihmonin në evakuimin e qytetarëve nga Azovstal në Mariupol.

Dëshmitë e varrezave masive në qytetet Bucha dhe Borodianka kanë vazhduar të shfaqen që nga fillimi i prillit, pas tërheqjes së forcave ruse nga rajoni i Kievit.

Dashnorja e Putinit do të shpallë fitoren mbi Ukrainën më 9 maj?

Alina Kabaeva, gjimnastja e njohur gjerësisht si dashnorja e Vladimir Putinit, pritet të shpallë fitoren ndaj Ukrainës.

Prej ditësh spekulohet se me datë 9 maj, kur festohet fitorja mbi nazizmin, Vladimir Putin do të shpallë edhe suksesin e operacionit për ‘denazifikimin’ e Ukrainës.

Gjimnastja olimpike ruse është rishfaqur së fundmi në publik.

Alina Kabaeva, 38 vjeç, mori pjesë në Festivalin e Alinës në Moskë, pas spekulimeve se ajo fshihej në një vilë në Zvicër. Kjo ishte një shfaqje e rrallë për gruan që mendohet se ka katër fëmijë me despotin rus.

Në festivalin e saj, Alina u shfaq me simbolin famëkeq rus Z. Gjatë festimeve u kënduan këngë patriotike sovjetike dhe u shpreh mbështetja për ‘operacionin special ushtarak’ të Putinit në Ukrainë.

Alina Kabaeva, gjimnastja e njohur gjerësisht si dashnorja e Vladimir Putinit, pritet të shpallë fitoren ndaj Ukrainës.

Prej ditësh spekulohet se me datë 9 maj, kur festohet fitorja mbi nazizmin, Vladimir Putin do të shpallë edhe suksesin e operacionit për ‘denazifikimin’ e Ukrainës.

Gjimnastja olimpike ruse është rishfaqur së fundmi në publik.

Alina Kabaeva, 38 vjeç, mori pjesë në Festivalin e Alinës në Moskë, pas spekulimeve se ajo fshihej në një vilë në Zvicër. Kjo ishte një shfaqje e rrallë për gruan që mendohet se ka katër fëmijë me despotin rus.

Në festivalin e saj, Alina u shfaq me simbolin famëkeq rus Z. Gjatë festimeve u kënduan këngë patriotike sovjetike dhe u shpreh mbështetja për ‘operacionin special ushtarak’ të Putinit në Ukrainë.

I gjithë festivali do transmetohet më 9 maj, kur do kremtohet fitorja mbi nazizmin. Vetë Alina e krahasoi situatën në Ukrainë me fitoren mbi nazizmin.

“Kjo temë, kjo histori, nuk shkon vetëm në të shkuarën. Ajo mbetet me ne,” tha ajo.

“Kjo festë nuk është vetëm për gjithë vendin, ajo është një ditë e madhe për çdo familje. Secila familje ka një histori lufte dhe ne nuk duhet ta harrojmë kurrë, por duhet ta përcjellim brez pas brezi”.

Ndërkohë mediat amerikane dhe britanike raportojnë se SHBA kishte në plan që të vendoste sanksione mbi dashnoren e Putinit. Por plani për të sanksionuar Alina Kabaeva dështoi pasi autoritetet druheshin se Putini do e shihte këtë si një sulm personal.

Departamenti i Thesarit kishte përgatitur sanksionet ndaj saj, por u tërhoq në minutat e fundit nga frika se kjo gjë do përshkallëzonte tensionet me Rusinë.

Moska nuk e ka pranuar kurrë që ka një marrëdhënie mes Putinit dhe Kabaevas. Edhe kjo e fundit e mohon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat