Marina ruse paraqet kërcënim nga Deti i Zi

Bota

Marina ruse paraqet kërcënim nga Deti i Zi

Nga: A.SH Më: 28 prill 2022 Në ora: 07:37
Foto ilustrim

Përditësimi i fundit nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se flota ruse e Detit të Zi ka ende kapacitetin për të goditur objektivat ukrainase, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Sipas inteligjencës britanike, forca detare e Rusisë në Detin e Zi përfshin rreth 20 anije, me nëndetëse gjithashtu si pjesë e flotës.

Megjithatë, mbyllja e ngushticës së Bosforit për anijet luftarake jo-turke ka bërë që marina ruse të mos jetë në gjendje të zëvendësojë kryqëzorin e saj të rrëzuar, Moskva, thuhet në përditësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat