Biden do të mbajë fjalim për luftën në Ukrainë, kundër agresionit rus

Bota

Biden do të mbajë fjalim për luftën në Ukrainë, kundër agresionit rus

Nga: A.SH Më: 28 prill 2022 Në ora: 07:44
Presidenti i SHBA Joe Biden do të mbajë një fjalim në mbështetje të luftës së Ukrainës kundër Rusisë të enjten

Presidenti amerikan Joe Biden do të trajtojë luftën e Ukrainë të enjten, disa ditë pasi administrata e tij dërgoi dy zyrtarë të rangut të lartë në Ukrainë, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Presidenti ka shpreh mbështetjen për ukrainasit që mbrojnë vendin e tyre dhe lirinë e tyre kundër luftës brutale të Rusisë”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për median amerikane The Hill.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin udhëtuan në Kiev gjatë fundjavës për të takuar Presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas.

Austin tha të hënën se një nga objektivat e SHBA-së për të ndihmuar Ukrainën është të "parë Rusinë të dobësuar" në mënyrë që ajo të mos "bëjë gjërat që ka bërë".

Vizita vjen pasi Biden njoftoi një paketë ndihme ushtarake prej 800 milionë dollarësh javën e kaluar për të ndihmuar Ukrainën të luftojë forcat pushtuese ruse në rajonin Donbas të Ukrainës lindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat