Qielli portokalli/ Stuhia e pluhurit krijon pamje apokaliptike në Irak

Bota

Qielli portokalli/ Stuhia e pluhurit krijon pamje apokaliptike në Irak

Më: 2 maj 2022 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Iraku është përfshirë nga një stuhi pluhuri e cila ka krijuar pamje apokaliptike, njëkohësisht ka shkaktuar problematika të shumta.

Dhjetra qytetarë u shtruan në spital me probleme të frymëmarrjes dhe fluturimet janë ndalur për shkak të dukshmërisë së dobët në Bagdad, Najaf dhe Erbil.

Në pamjet e publikuara nga BBC shihet se si qielli ka marrë ngjyrë portokalli nga stuhia, ku sipas ekspertëve mund të bëhen më të shpeshta për shkak të thatësirës dhe rënies së reshjeve.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat