Britania i dhuron Ukrainës 13 automjete të blinduara

Bota

Britania i dhuron Ukrainës 13 automjete të blinduara

Nga: V.N Më: 3 maj 2022 Në ora: 15:56
foto ilustrim

Mbretëria e Bashkuar i ka dhuruar Ukrainës një flotë prej 13 automjetesh të blinduara për të ndihmuar në evakuimin e civilëve të bllokuar në zonat e rrethuara, sipas qeverisë, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Automjetet e veshura me çelik po dërgohen pas një kërkese të drejtpërdrejtë nga qeveria e Ukrainës.

Ato do të përdoren gjithashtu për të transportuar punëtorë për të rindërtuar infrastrukturën thelbësore që është shkatërruar në luftën me Rusinë si dhe për të çuar diplomatët ukrainas në poste komanduese të përkohshme.

Flota e dhuruar përbëhet nga automjete që i rezistojnë plumbave me shpejtësi të lartë, minave kundër presionit dhe mjeteve shpërthyese, taktika të cilat janë përdorur nga forcat ruse.

Sekretarja e jashtme Liz Truss tha: Synimi i qëllimshëm i civilëve të pafajshëm është krim lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat