India s’e ndal importin e naftës ruse, e lyp për 70 dollarë një fuçi

Bota

India s’e ndal importin e naftës ruse, e lyp për 70 dollarë një fuçi

Më: 4 maj 2022 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

India, e cila importon më shumë se 85 për qind të naftës së saj, është ndër të paktët blerës të mbetur të naftës së papërpunuar ruse, e cila është një burim kyç i të ardhurave për regjimin e Putinit, po tenton që ta shfrytëzojë situatën që një fuçi naftë ruse ta blejë me më pak se 40 dollarë

Shteti indian po përpiqet të marrë zbritje më të mëdha për naftën ruse, për të kompensuar rrezikun e marrëveshjes me prodhuesin e OPEC+, teksa blerësit nga vendet e tjera po largohen, shkruan Reuters.

Rafineritë shtetërore dhe private indiane, të cilat janë importuesit e tretë më të mëdhenjë të naftës në botë kanë blerë më shumë se 40 milionë fuçi naftë ruse që nga pushtimi i Ukrainës në fund të shkurtit, gjë që është 20 për qind më shumë se eksporti i Rusisë në Indi gjatë gjithë vitit 2021.

Përderisa eksporti i naftës ruse në Indi nuk është sanksionuar, shtrëngimi i kufizimeve ndërkombëtare në fusha si sigurimi detar dhe presioni ndaj New Delhit nga ShBA-të, po e bëjnë tregtinë më të vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat