Putini teston armën bërthamore “Iskander” me 100 ushtarë vetëm 400 km larg Gjermanisë

Bota

Putini teston armën bërthamore “Iskander” me 100 ushtarë vetëm 400 km larg Gjermanisë

Nga: M.L. Më: 5 maj 2022 Në ora: 07:36
Videoja e siguruar ende nga Ministria Ruse e Mbrojtjes tregon lëshimin e një rakete ruse Iskander-K.

Sipas burimeve të Moskës, forcat ruse në Kaliningrad kanë simuluar sulme me raketa me aftësi bërthamore në mes të ofensivës në Ukrainë, transmeton "Bota sot".

Qyteti ndodhet rreth 420 kilometra larg kufirit gjerman.

Si pjesë e një stërvitjeje, rreth 100 ushtarë simuluan lëshimin elektronik të sistemeve të lëvizshme raketore balistike me armë bërthamore të tipit Iskander, tha të mërkurën Ministria e Mbrojtjes. Forcat e armatosura praktikuan sulmin ndaj objektivave ushtarakë të një armiku imagjinar si përgjigje ndaj një kundërsulmi.

Që nga fillimi i operacionit ushtarak në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin ka treguar gatishmërinë e tij për të përdorur armët taktike bërthamore të Rusisë. Në fund të shkurtit, Rusia vendosi forcat e saj bërthamore në gatishmëri të lartë. Shefi i Kremlinit paralajmëroi gjithashtu për "hakmarrje të shpejtë" nëse Perëndimi ndërhyn drejtpërdrejt në konfliktin e Ukrainës.

Kaliningrad është një enklavë ruse në Detin Baltik midis dy anëtarëve të BE-së dhe NATO-s, Polonisë dhe Lituanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat