Rusia sulmon civilët në Mariupol, reagojnë luftëtarët ukrainas

Bota

Rusia sulmon civilët në Mariupol, reagojnë luftëtarët ukrainas

Nga: A.M Më: 6 maj 2022 Në ora: 16:37

Gjatë një armëpushimi për të shpëtuar civilët nga uzina e rrethuar e çelikut Azovstal në Mariupol, një makinë u godit nga rusët duke përdorur një armë të drejtuar antitank, kanë pohuar në Telegram luftëtarët ukrainas të Batalionit Azov, përcjell "Bota sot".

Ata thonë se makina po lëvizte drejt civilëve në mënyrë që t'i evakuonte nga centrali.

Një luftëtar u vra dhe gjashtë u plagosën nga granatimet, tha Batalioni Azov.

BBC nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur këtë informacion.

Mendohet se janë rreth 200 civilë - duke përfshirë të paktën 20 fëmijë - ende në bunkerë nën fabrikën e çelikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat