“Bisedimet për evakuimin e Mariupolit janë shumë komplekse”

Bota

“Bisedimet për evakuimin e Mariupolit janë shumë komplekse”

Nga: A.SH Më: 14 maj 2022 Në ora: 06:36
Fabrika e çelikut në Mariupol

Presidenti i Ukrainës mbajti fjalimin e tij të zakonshëm natën vonë më herët dhe foli për një sërë temash duke përfshirë situatën në Mariupol, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Marrja e qytetit port në jug është kyç për qëllimet e luftës së Moskës - ai është i pozicionuar strategjikisht dhe kështu ushtria ruse e ka bombarduar atë për muaj të tërë.

Mbrojtësit e fundit të qytetit janë strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal dhe Zelensky tha se një "numër i madh" i të plagosurve duhej të evakuoheshin.

"Negociatat shumë komplekse janë duke u zhvilluar për fazën tjetër të misionit të evakuimit - largimin e të plagosurve rëndë [dhe] mjekëve," tha ai.

"Ne po bëjmë gjithçka për të evakuuar të gjithë të tjerët, secilin nga mbrojtësit tanë," tha Zelensky.

Ai shtoi se Kievi po përdorte "ndërmjetësues me ndikim" në negociata, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat