Inteligjenca ukrainase: Disa njësi ruse po refuzojnë të luftojnë

Bota

Inteligjenca ukrainase: Disa njësi ruse po refuzojnë të luftojnë

Nga: A.SH Më: 18 maj 2022 Në ora: 20:29
Ukrainë

Trupat ruse po refuzojnë gjithnjë e më shumë të marrin pjesë në luftime në Ukrainë, thotë drejtoria kryesore e inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Në një postim në shërbimin e mesazheve Telegram, thuhet se disa njësi të Regjimentit të 70-të të Motorizuar të Gardës kanë refuzuar haptazi të marrin pjesë në luftë dhe kanë kërkuar që ata të kthehen në zonat ku janë vendosur normalisht.

Komandantët e njësisë po bëjnë çdo përpjekje për të fshehur rastet e mosbindjes, thotë drejtoria, me ushtarakët më jo bashkëpunues "të dërguar në zonën më të rrezikshme të vijës së parë me shpresën se do të vriteshin shpejt", thuhet tutje në postimin në Telegram.

Agjencia thotë se Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse ka vendosur të depërtojë në njësitë e regjimentit me "agjentë dhe informatorë".

BBC nuk është në gjendje të verifikojë këtë informacion në mënyrë të pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat