Blinken: Rusia është fajtore për krizën ushqimore

Bota

Blinken: Rusia është fajtore për krizën ushqimore

Nga: A.SH Më: 19 maj 2022 Në ora: 19:56
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thotë se Rusia po përdor ushqimin si armë për të thyer shpirtin e popullit ukrainas, duke shtuar se faji për krizën ushqimore i takon qartë Moskës, raporton BBC, përcjell Bota sot.

"Federata Ruse pretendon në mënyrë të rreme se sanksionet e komunitetit ndërkombëtar janë fajtorë për përkeqësimin e krizës globale të ushqimit. Sanksionet nuk janë duke bllokuar portet e Detit të Zi, duke bllokuar anijet e mbushura me ushqime dhe duke shkatërruar rrugët dhe hekurudhat e Ukrainës – për gjitha këto fajtore është Rusia," - i tha Blinken në Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kjo vjen pasi Ministria e Jashtme ruse thotë se do të konsiderojë lejimin e hyrjes në portet e Detit të Zi të Ukrainës vetëm nëse konsiderohet edhe heqja e sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë.

Blinken thotë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka një "përgjegjësi unike për të trajtuar krizën aktuale" dhe u bëri thirrje vendeve të OKB-së që të ushtrojnë presion ndaj Rusisë për të ndaluar armëtimin e ushqimit.

"Ndaloni bllokimin e porteve në Detin e Zi dhe detin Azov, lejoni qarkullimin e lirë të anijeve, trenave dhe kamionëve që transportojnë ushqim nga Ukraina; ndaloni parandalimin e ushqimit dhe furnizimeve të tjera shpëtimtare që të arrijnë civilët në qytetet përreth të Ukrainës. Mos kërcënoni se do të ndaloni eksportet e ushqimit dhe plehrave nga vendet që kritikojnë luftën tuaj të agresionit, " tha Blinken.

Kreu i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley, më herët i bëri thirrje Presidentit Putin që t'i japë fund bllokadës së Moskës ndaj porteve për të lejuar eksportin e grurit dhe produkteve të tjera ushqimore jetike.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko, thotë se sanksionet e SHBA-së dhe BE-së kanë ndihmuar në shkaktimin e krizës aktuale të ushqimit, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat