Zelensky: Është ferr në Donbas dhe kjo nuk është një ekzagjerim

Bota

Zelensky: Është ferr në Donbas dhe kjo nuk është një ekzagjerim

Nga: A.SH Më: 19 maj 2022 Në ora: 23:51
Volodymyr Zelensky

Forcat ruse kanë "shkatërruar plotësisht" rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një fjalim të vonshëm, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Ai gjithashtu akuzoi Moskën për kryerjen e "bombardimeve të pakuptimta" ndërsa intensifikoi ofensivën e saj në rajon.

Rusia ka zhvendosur pjesën më të madhe të fokusit të luftës së saj në Ukrainën lindore, pasi tërhoqi forcat e saj nga afër kryeqytetit Kiev.

“Në Donbas, pushtuesit po përpiqen të ushtrojnë edhe më shumë presion”, thotë Zelensky.

"Është ferr atje - dhe kjo nuk është një ekzagjerim," shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat