Gjenden 200 trupa në rrënojat e Mariupolit

Bota

Gjenden 200 trupa në rrënojat e Mariupolit

Nga: A.SH Më: 24 maj 2022 Në ora: 16:34
Mariupol

Trupat e 200 personave janë gjetur në rrënojat e një ndërtese të lartë në qytetin e kontrolluar nga Rusia të Mariupol në Ukrainë, tha një këshilltar i kryetarit të bashkisë së qytetit, Petro Andryushchenko, në Telegram.

Trupat u gjetën me një "shkallë të lartë dekompozimi", tha Andryushchenko, duke shtuar se vendasit kishin refuzuar t'i grumbullonin dhe autoritetet ruse e kishin braktisur vendin, duke lënë një erë të keqe në të gjithë qarkun, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Andryushchenko shtoi se një numër i madh kufomash janë të paketuara në një morg të improvizuar në Mariupol dhe "qyteti është kthyer në një varrezë të vazhdueshme".

Pjesa më e madhe e qytetit u shkatërrua në javë të bombardimeve të rënda ruse dhe luftimeve intensive në rrugë.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat