Sri Lanka me para të gatshme merr naftë ruse për të lehtësuar mungesat

Bota

Sri Lanka me para të gatshme merr naftë ruse për të lehtësuar mungesat

Më: 28 maj 2022 Në ora: 22:37
Sri Lanka

Sri Lanka ka marrë një ngarkese të naftës ruse për të rifilluar operimet në rafinerinë e vetme të vendit, tha ministri i Energjisë.

Dorëzimi i naftës ruse, e cila së shpejti mund t’i nënshtrohet një embargoje evropiane, kishte pritur në det për më shumë se një muaj, pasi Sri Lanka nuk ishte në gjendje të mblidhte milionat për të paguar për të, u tha gazetarëve të shtunën ministri i Energjisë, Kanchana Wijesekera.

Sri Lanka do të paguajë 72.6 milionë dollarë për të blerë ngarkesën prej 90 mijë tonësh të naftës ruse, tha ministri.

Kam kontaktuar me shumë vende, përfshirë Rusinë, për mbështetje për importimin e naftës së papërpunuar dhe produkteve të tjera të naftës”, tha Wijesekera.

Ngarkesa prej 90 mijë tonësh u porosit përmes Coral Energy me bazë në Dubai, tha ministri, duke shtuar se dërgesa do të lehtësonte rifillimin e rafinerisë së vetme të vendit, e cila është mbyllur që nga 25 marsi.

Po ashtu dërgesa e radhës do të porositet nga e njëjta kompani. Një tjetër ngarkesë do të nevojitet brenda dy javëve të ardhshme për të mbajtur rafinerinë në funksionim të vazhdueshëm”, shtoi ai.

Colombo është në bisedime me Moskën për të rregulluar furnizime të drejtpërdrejta me qymyr, naftë dhe benzinë ​​pavarësisht sanksioneve të udhëhequra nga ShBA ndaj bankave ruse dhe një protestë diplomatike globale mbi pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

Unë i kam bërë një kërkesë zyrtare ambasadorit rus për furnizime të drejtpërdrejta me naftë ruse”, u tha Wijesekera gazetarëve.

Vetëm nafta e papërpunuar nuk do të përmbushë kërkesat tona, ne kemi nevojë për produkte të tjera të rafinuara gjithashtu”.

Sri Lanka po vuan krizën e saj më të keqe ekonomike që nga pavarësia, me mungesën e karburantit dhe sendeve të tjera thelbësore që e bëjnë jetën jashtëzakonisht të vështirë për 22 milionë banorët e ishullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat