Ukraina akuzon Rusinë për vjedhje të metaleve

Bota

Ukraina akuzon Rusinë për vjedhje të metaleve

Nga: A.SH Më: 29 maj 2022 Në ora: 10:51
Mariupol

Ukraina ka akuzuar Moskën për vjedhjen e metaleve nga qyteti i pushtuar i Mariupolit dhe ngarkimin në një anije të nisur për në Rusi, raporton Al Jazeera, përcjell Bota sot.

Komisionerja e parlamentit ukrainas për të drejtat e njeriut, Lyudmyla Denisova tha se Rusia ka filluar të dërgojë 3,000 tonë produkte metalike në anijen e parë në Rostov-on-Don në Rusi, sipas Kyiv Independent.

Ajo shtoi se "për heqjen më të përshtatshme të plaçkës, pushtuesit kanë filluar të rivendosin lidhjet hekurudhore në Mariupol dhe Volnovakha".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat