Rrëzohet avioni në Rusi, raportohet për të vdekur dhe të plagosur

Bota

Rrëzohet avioni në Rusi, raportohet për të vdekur dhe të plagosur

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

Një aeroplan mallrash Ilyushin Il-76 u rrëzua gjatë uljes pranë qytetit rus të Rizanit .

TASS, duke cituar një burim të paidentifikuar, raportoi se 4 persona kanë vdekur.

Sipas të njëjtit burim, pesë anëtarë të ekuipazhit u dërguan në spital.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se avioni është dëmtuar në një motor, i cili ka marrë flakë gjatë fluturimit.

Sipas një burimi të cituar nga TASS nga shërbimet e urgjencës, avioni po fluturonte përgjatë linjës Belgorod-Orenburg, duke ndaluar në Diaghilevo për furnizim me karburant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat