Çfarë po planifikon Putini!?/ Sulmon me raketa kufirin Ukrainë-Poloni

Bota

Çfarë po planifikon Putini!?/ Sulmon me raketa kufirin Ukrainë-Poloni

Nga: A.M Më: 26 qershor 2022 Në ora: 06:31
Foto ilustrim

Gjashtë raketa janë lëshuar nga Deti i Zi në bazën Yavoriv pranë kufirit me Poloninë, ka thënë guvernatori i rajonit Lviv në Ukrainën perëndimore.

Duke folur në një video të postuar në internet, Maxim Kozytskyi tha se katër nga gjashtë raketat goditën objektivin, ndërsa dy të tjerat u shkatërruan, raporton Independent, përcjell "Bota sot".

Ajo vjen pasi guvernatorët e rajoneve perëndimore dhe veriore kanë raportuar sulme të shumta raketore, duke treguar se Rusia nuk po e kufizonte sulmin e saj në territoret lindore.

“48 raketa lundrimi. Natën. Në të gjithë Ukrainën”, tha në Twitter këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak. “Rusia ende po përpiqet të frikësojë Ukrainën, të shkaktojë panik dhe t’i bëjë njerëzit të kenë frikë”.

Në veri, Vitaliy Bunechko, guvernator i rajonit Zhytomyr, tha se sulmet në një objektiv ushtarak vranë të paktën një ushtar, duke shtuar se gati 10 raketa ishin kapur dhe shkatërruar.

Në jug, Oleksandr Senkevych, kryebashkiak i Mykolaiv pranë Detit të Zi, tha se pesë raketa lundrimi goditën qytetin dhe zonat përreth të shtunën. Po zbardhej numri i viktimave. Reuters nuk ishte në gjendje të konfirmonte në mënyrë të pavarur raportet e ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat