​Blinken: Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë kanë një ndikim të rëndësishëm

Bota

​Blinken: Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë kanë një ndikim të rëndësishëm

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 18:07
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi sot se sanksionet perëndimore kundër Rusisë për shkak të sulmit të saj ndaj Ukrainës kanë një ndikim të rëndësishëm.

Në një intervistë për CNN në samitin e G7 në Gjermani, ai tha se megjithëse Rusia merr të ardhura nga nafta me çmime më të larta, ajo nuk është në gjendje t'i shpenzojë ato për shkak të kontrollit të eksportit.

“Rusia nuk mund të merr atë që i nevojitet për të modernizuar sektorin e saj të mbrojtjes, për të modernizuar teknologjinë e saj, për të modernizuar kërkimin e saj energjetik, që do të thotë se me kalimin e kohës secila prej këtyre fushave do të bjerë”, tha Blinken.

Ai iu referua parashikimeve sipas të cilave ekonomia ruse do të bjerë në 15 për qind vitin e ardhshëm.

Blinken shtoi se G7 dhe NATO do të "vazhdojnë të bëjnë kolektivisht gjithçka në fuqinë e tyre për të siguruar që ukrainasit të kenë atë që u nevojitet për të mbrojtur veten nga agresioni rus".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat