“Është toka jonë, nuk duhet të vijnë këtu”/ Zbulohet plani ‘djallëzor’ i ukrainasve për të frenuar ushtrinë ruse!

Bota

“Është toka jonë, nuk duhet të vijnë këtu”/ Zbulohet plani ‘djallëzor’ i ukrainasve për të frenuar ushtrinë ruse!

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

CNN raporton për grupe vullnetarësh të fshehur thellë në pyjet lindore të Ukrainës, duke fjetur në gropa prej dheu, të përgatitur dhe të gatshëm për t’u përballur me ushtrinë ruse në mënyrë që mos ta lejojë të avancojë në pushtimin e Ukrainës.

Maxym është një prej tyre, ai jeton në një kamp të pyllëzuar jo larg Slovyansk , me shokët e tij që përbëjnë mbrojtjen territoriale të Ukrainës.

Këta janë ushtarë jo profesionistë, shumica e të cilëve u regjistruan në ditët e para të pushtimit rus në shkurt. Ai thotë se mendon shpesh për gruan e tij shtatzënë, në shtëpi në Kharkiv, dhe djalin e tyre të pa lindur ende.

“Ne do t’i dëbojmë nga këtu, duhet ta dinë. Ne nuk do qëndrojmë pa bërë asgjë. Është toka jonë dhe ata nuk kanë të drejtë të vijnë këtu”, tha ai.

Jo shumë kohë pas vizitës së CNN, një sulm me raketa plagosi rëndë disa nga ushtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat